
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj dhe propozimet e Kryeministrit Rama për ndryshime në kabinetin ministror.
Meta ka dekretuar emërimin e Blendi Çuçit si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomit si ministre të Bujqësisë, vetëm pak minuta pas mbërritjes së propozimeve në Presidencë.
Këto ndryshime në kabinet erdhën pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pas protestave të shkaktuara nga vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një polic.


