Erdogan kërcënon BE-në: Do lejoj emigrantët e paligjshëm të vijnë në Evropë

Erdogan kërcënon BE-në: Do lejoj emigrantët e paligjshëm të vijnë në Evropë

Presidenti turk Tayyip Erdogan paralajmëroi sot hapjen e kufijve të Turqisë për të larguar emigrantët e paligjshëm në Evropë, nëse nxitet nga Bashkimi Evropian. Kërcënimi i presidentit vjen një ditë pasi Parlamenti Evropian votoi për ndalimin e përkohshëm të negociatave për anëtarësim e Turqisë në BE.

“Nëse shkoni më tutje, portat kufitare [të Turqisë] do të hapen. As unë, as populli im nuk  do të preken nga këto kërcënime boshe,” iu drejtua presidenti turk  shteteve të BE-së.

Presidenti Erdogan akuzoi BE-në për shkelje të premtimeve dhe marrëveshjeve mes tyre.

Në mars 2016, Turqia dhe BE nënshkruan një marrëveshje ku në këmbim të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në BE të Turqisë, kjo e fundit do të rriste kontrollet kufitare për të ndaluar emigrantët e paligjshëm të kalonin në Evropë. Deri në verë, kjo marrëveshje rezultoi e suksesshme në reduktimin e emigrantëve që vinin në Evropë nga deti Egje.

Por pas grushtit të shtetit të korrikut, qeveria turke shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka pezulluar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Pezullimi i Konventës Evropiane u heq qytetarëve turk të drejtën të ankimohen në Strasburg për shkeljen e lirive të tyre, duke bërë kështu të pacenueshëm autoritetin e presidentit turk për kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Këto masa u cilësua si të patolerueshme nga BE-ja. Zyrtarët e BE-së i kërkuan qeverisë turke të plotësonte vetëm pesë nga një listë me 72 standarde politike dhe ekonomike. Kërkesa kryesore kishin të bënim me ndryshimin e ligjit anti-terror dhe përmirësimin i politikave për të drejtat e njeriut.

Por, Presidenti Erdogan nuk pranoi të ndryshonte këtë ligji apo të përmirësonte të drejtat e njeriut në vend.

Qeveria turke u shpreh se ligji anti – terror është i nevojshëm për të luftuar kërcënimin e shteteve islamike dhe kurde.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>