
Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan deklaroi se është i lumtur për nisjen e ndërtimit të 525 apartamenteve të reja në Laç.
Gjatë fjalës së tij, Erdogan pohoi se Shqipëria është miku dhe partneri më i afërt i Turqisë.
“Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan. Ne shohim gëzimin e popullit shqiptar si gëzimin tonë dhe pikëllimin e tij si pikëllimin tonë. Pas tërmetit ne kemi dërguar 4 maune me ndihma humanitare. Pas katastrofës ne ofruam edhe mundësinë për të ndërtuar shtëpitë pavarësisht pandemisë. Në gusht filluan punimet dhe sot po organizojmë ceremoninë e hedhjes së themeleve për këto banesa. Shpresoj që ky projekt që përfshin 524 banesa, 42 milionë euro, të jetë i dobishëm dhe i hajrit.”
Erdogan tha se ndërtimi i apartamenteve është një shenjë e miqësisë mes dy kombeve.