Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë sot Tiranën.
Dy ndër arsyet kryesore të vizitës së tij janë ndihma për Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt dhe procesi i integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.
Në një postim në Twitter, David Sassoli shprehu mbështetjen e tij për hapjen e negociatave mes Shqipërisë e BE-së dhe tha se vendimi i tetorit për mos hapjen e negociatave duhet përkthyer në energji të reja.
Ai do të takojë kreu e Delegacionit të BE-së Luigi Soreca dhe më pas Kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë për shtyp.
Presidenti i PE-së do të takohet dhe me kryeparlamentarin GRamoz Ruçi, me presidentit Ilir Meta dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse përballë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërsa nesër Zoti Sassoli do të takohet me krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Vizitën e tij pritet ta përmbyllë me një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj.