Presidenti i Dhomës së Tregtisë Jaço: Nevojë urgjente për reformë në klimën e biznesit

Nga Exit News
Presidenti i Dhomës së Tregtisë Jaço: Nevojë urgjente për reformë në klimën e biznesit

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço theksoi sot nevojën urgjente që ka Shqipëria për një reformë të thellë në klimën e biznesit, si e vetmja mënyrë për të tërhequr investime të huaja të reja.

Gjatë një konferencë për shtyp, zoti Jaço theksoi nevojën e thithjes së investimeve të reja të huaja pasi TAP dhe Devoll janë në përfundim:

“Shqipëria është në një moment kur investimet janë më të rëndësishme se zakonisht. Kjo sepse kemi dy investime të mëdha infrastrukturore TAP dhe Devoll të cialt janë duke përfunduar.

Këto dy projekte kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekonomi dhe si rrjedhojë përfundimi i tyre duhet të zevendesohet me diçka tjetër, në mënyrë që ne te mbajmë të paktën një nivel të PBB aty ku ka qënë.”

Presidenti i AmCham u shpreh se investimet amerikane në Shqipëri janë nën potencialin e mundshëm dhe krahasuar me vendet e tjera të rajonit, më të ulëta:

“Në lidhje me investimet amerikane, Shqipëria me SHBA-në ka një bilanc tregtar prej 100 milion dollarësh, i cili është shumë i ulët, nën potencialin e mundshëm. Po ta krahasojmë me bilancin tragtar të Maqedonisë së Veriut që është 230 milion, pra 2.3 herë më i lartë se i yni, edhe pse Maqedonia është një vend më i vogë me ekonomi më të vogël se Shqipëria.

Për të mos përmendur kompozimin e këtij bilanci që në rastin e Maqedonisë së Veriut është pozitiv, pra eksportet janë më të larta se importet. Ndërkohë që për Shqipërinë është e kundërta. Pra potenciali i marrëdhënieve tregtare me amerikën është më i lartë se ai që është në këtë moment.”

Shkak për investimet e ulta të huaja, sipas Jaços, është dhe klima jo e mirë e të bërit biznes në Shqipëri si një prej arsyeve kryesore që i shtyn investitorët e huaj në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor:

“Në raportin e Bankës Botërore, Doing Business Report me të cilën konsulothen si investitorët ashtu edhe ekspertët e ndryshëm, Shqipëria renditet e 82-ta. Mali i zi e 50-a. Kosova e 57-ta. Serbia 44-ta. Maqedonia e 17-a.

Pra ne kemi një hendek shumë të madh mes pozicionit ku ndodhemi dhe pozicionit të Maqedonisë së veriut. Nuk është çudi pra që pjesën më të madhe të investimeve të huaja në rajon i merr Serbia dhe Maqedonia e Veriut.”

Sipas Jaços një element që ka ndikuar për keq në investimet e huaja është fakti se paketa fiskale ndryshohet shpesh, pra nuk ka qëndrueshmëri, dhe gjatë hartimit të saj nuk merren parasysh kërkesat e bizneseve:

“Vetëm po të marrim Paketën Fiskale, ne vërejmë që në 5-6 vitet e fundit, ky ligj na është dhënë për njoftim 2-18 ditë përpara, pra asnjëherë nuk ka përmbushur nivelin minimal të periudhës së njoftimt, gjë që nuk na ka lënë mundëisnë e duhur për të ndërtuar opinionet tona. Këto janë paketa komplekse që kërkojnë punë të madhe nga avokatët tanë dhe ktu kemi pasur vëshirësi.

Ne e gjejmë këtë praktikë të gabuar, me efekte negative për besimin reciprok mes komuniitetit të biznesit dhe adminsitratës publike.”

Për tëgjitha këto arsye, Zoti Jaço tha se duhet bërë një reformë e thellë në në klimën e investimeve, në mënyrë që shqipëria të jetë më konkurruese. Ai shprehu gatishëmrinë e Dhomës Amerikane të Tregtisë për të bashkëpunuar me qeverinë dhe komunitetin e sipërmarrësve si e vetmja mundësi për të tërhequr investime të huaja dhe për të shfrytëzuar potecialin e vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>