Presidenti i KE, Charles Michel: Bashkëpunimi me Turqinë, proporcional dhe i kthyeshëm

Nga Exit News
Presidenti i KE, Charles Michel: Bashkëpunimi me Turqinë, proporcional dhe i kthyeshëm

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u takuan të martën, përmes një videokonference, me presidentin e Turqisë, Recep Tayiip Erdoğan.

Takimi i paraprin samitit të lidërave europian javën që vjen, ku do të diskutohen edhe raportet Turqi-BE.

Në një konferencë për shtyp, pas takimit, Michel tha se KE mirëpret bisedimet midis Greqisë dhe Turqisë dhe vizitën e ministrit të jashtëm grek në Turqi.

Mosmarrëveshjet mes vendeve u përshkallëzuan verën e kaluar, kur Turqia dërgoi anije për shpimin dhe kërkimin e burimeve të reja të naftës në Mesdheun Lindor.

Turqia tërhoqi anijet, tduke shtensionuar situatën si dhe mori pjesë në bisedimet e para detare me Greqinë që nga 2016.

Michel konsideroi pozitive edhe progresin e bërë me Qipron, ku pas disa javësh njoftoi do të zhvillohet edhe një takim informal mes palëve.

Ai tha se objekti i bisedës me presidentin Erdogan ka qënë axhenda e BE, bazuar në 3 shtylla konkrete: bashkëpunimi ekonomik, emigrimi dhe lëvizja e njerëzve.

Angazhimi ynë do të jetë proporcional, progresiv dhe i kthyeshëm,” u shpreh Michel.

Përsa i përket bashkëpunimit ekonomik, do të shikohen fushat ku është e leverdisshme të punohet.

Teksa përshëndeti pritjen e 4 milion emigrantëve nga Turqia, ashtu si Von der Leyen, Michel shprehu shqetësim për tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit, për parandalimin e dhunës ndaj grave e fëmijëve.

LEXO  Lehtësia e zgjedhjeve dhe rotacioni politik në Kosovë

Sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtës së njeriut janë vlera thelbësore të BE,”  u shpreh ai.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme