Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel viziton Tiranën

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel viziton Tiranën

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do të vizitojë sot Tiranë. Ai do të takohet me kryeministrin Rama për të biseduar për intregrimin europian të vendit dhe për konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në shkurt në Bruksel.

Pas Tiranës, Charles Michel do të vizitojë dhe Shkupin.

Si për Shqipërinë ashtu dhe Maqedoninë e Veriut kjo vizitë ka rëndësi pasi shtetet e BE-së pritet të marrin vendimin për hapjen ose jo të negociatave në pranverë 2020.

Kjo është vizita e dytë e një drejtuesi të BE-së në pak ditë. Një javë më parë Tiranën e vizitoi dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>