Presidenti i Komisionit të Venecias: Korrupsioni në Shqipëri alarmant, duhet drejtësi e pavarur

Presidenti i Komisionit të Venecias: Korrupsioni në Shqipëri alarmant, duhet drejtësi e pavarur

Presidenti i Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio shprehet se në Shqipëri korrupsioni gjendet kudo dhe po arrin nivele alarmante. Gjatë një interviste për Vizion Plus, zoti Buquicchio theksoi se zbatimi i reformës në drejtësi dhe  pavarësia e sistemit të drejtësisë janë të rëndësishme jo vetëm për demokracinë, por dhe për ekonominë e një vendi.

Disa nga deklaratat kryesore të Presidentit të Komisionit të Venecias Buquicchio janë:

– Në Shqipëri, korrupsioni ka kapur nivele të mëdha në të gjitha sektorët, jo vetëm në gjyqësor.

– Ligjet e reformës kushtetuese duhen vënë në zbatim. Procesi i Vettingut nuk ka nisur ende, por është e rëndësishme të ecet me shpejtësi. Populli shqiptar nuk mund të presë më për të pasur gjykatës të pavarur dhe të paanshëm.

– Është e rëndësishme që gjykatësit të jenë të paanshëm, jo të korruptuar dhe të japin vendimet ashtu siç duhet. Është thelbësore për shoqërinë shqiptare, për demokracinë në Shqipëri dhe për zhvillimin e ekonomisë.

– Nëse nuk keni gjykatës të paanshëm, nuk do të keni investime të huaja, pasi një sipërmarrës nuk vjen këtu për të shpenzuar paratë e tij për të zhvilluar ekonominë shqiptare, se në rast konflikti nuk do të ketë një vendim të paanshëm nga ana e drejtësisë.

– Kjo vlen për ekonominë, por edhe për qytetarët e thjeshtë, është e rëndësishme që gjykatësit të jenë të paanshëm, jo të korruptuar dhe të japin vendimet ashtu siç duhet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>