Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio i ka bërë thirrje autoriteteve në Bjellorusi të lirojnë vëzhguesit lokalë dhe protestuesit dhe të lejojnë ushtrimin e pacënuar të së drejtës për t’u mbledhur, shoqëruar dhe shprehur.
Respektimi i këtyre standardeve ndërkombëtare për zgjedhjet, si theksohet në Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave Civile dhe Politike, të firmosur edhe nga Bjellorusia, është kyçe për interesin e popullit dhe stabilitetin e vendit, thotë deklarata e Presidentit Buquicchio.
Autoritetet në Bjellorusi njoftuan 6,000 të arrestuar në tre ditë protesta të nxitura nga zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.