Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi jep dorëheqjen

Nga Exit News
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi jep dorëheqjen

Presidenti Hashim Thaçi dha të enjten dorëheqjen nga posti, menjeherë pas konfirmimit të aktakuzës për krime gjatë luftës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës.

një konferencë për shtyp, Thaçi deklaroi se nuk do të dalë para gjyaktës së Hagës si president, por si një ish-drejtues i UÇK-së.

Ai i bëri thirrje partive të Kosovës që të angazhohen për të siguruar vazhdimin e mirëqeverisjes së vendit.

“Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Do të dalim faqebardhë,” mbylli Thaçi deklaratën e tij të fundit si president i vendit.

Thaçi deklaroi se është njohur, të enjten, 5 nëntor me aktakuzën.

Një ditë me parë, edhe Kadri Veseli, aktualisht kryetar i PDK-së, u vu në dijeni për akt akuzën dhe sot është nisur për në Hagë.

Veseli dhe Thaçi, akuzohen se janë  përgjegjës për rreth 100 vrasje të civilëve gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës.

Krimet mbi të cilat janë ngritur akuzat përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>