Presidenti i Kosovës tejkalon kompetencat, bind një deputet të votojë pro qeverisë së re

Nga Exit News
Presidenti i Kosovës tejkalon kompetencat, bind një deputet të votojë pro qeverisë së re

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bindi deputetin e NISMA-s, Haxhi Shala të votojë në favor të qeverisë së Avdullah Hotit, pasi ai deklaroi votën e tij kundër.

Më 1 qershor, Shala njoftoi votën e tij kundër për shkak të “mosmarrëveshjes parimore” brenda NISMA-s në lidhje me marrjen e drejtimit të partisë nga disa individë. NISMA ka 4 deputetë dhe udhëheqësi i saj Fatmir Limaj kishte hyrë në një marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), partia e dytë më e madhe në vend, të cilës Presidenti Thaçi i ofroi të formonte një qeveri të re

Sidoqoftë, deputeti Shala votoi sot në favor të qeverisë së re në Parlament:

“Para dy dite kam deklaruar se nuk do ta votojë Qeverinë Hoti. Por mbrëmë në vizitën që kam pasur në familjen time nga presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, vota ime do të jetë pro”,

Qeveria e Hotit nuk do të merrte minimunim prej 61 votash, nëse deputeti Haxhi do të votonte kundër. Qeveria e re mori sot 61 vota pro nga 120 deputetë në total.

Kushtetuta e Kosovës përcakton se Presidenti përfaqëson unitetin e popullit dhe të qëndrojë mbi interesat e partive politike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>