Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi që Kosova të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me të drejta të plota.
Duke përkujtuar 75 vjetorin e krijimit të OKB, Thaçi shkruan:
“Sot shënohet Dita e OKB-së. Ne, më shumë se çdo vend tjetër në botë, e dimë rolin dhe rëndësinë që kjo organizatë ka pasur në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.
Roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë. Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate”