Presidenti i PE Sassoli: Mbështes hapjen e negociatave, punoni për të bindur vendet kundër

Presidenti i PE Sassoli: Mbështes hapjen e negociatave, punoni për të bindur vendet kundër

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli shprehu sot mbështetjen e tij për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Pas takimit me Kryeministrin Rama, zoti Sassoli deklaroi:

“Ndodhi një ngadalësim përpara fundit të vitit, por procesi i anëtarësimit duhet të nisë. Është i bindur parlamenti, KE dhe shumë vende anëtare.

Jam i bindur dhe unë që është vetëm një vonesë, por që po mbushet me nisma të mëdha nga ana e qeverisë, si lufta kundër krimit të organizuar.”

Ai theksoi se deri në momentin që ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së të votojnë sërish për hapjen e negociatave, Shqipëria duhet të punojë për të bindur vendet që ishin kundër:

“Kemi kohën e duhur dhe hapësirën që përgjigjet të jenë pozitive. “JO-ja”për negociatat, zhgënjim si për shoqërinë civile ashtu edhe për ne. Duhet t’i bindim të gjithë për hapjen e negociatave.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>