Presidenti i Partive Popullore Evropiane, PPE Donald Tusk shprehu mbështetjen e tij për PD-në në zgjedhjet e 25 prillit.
“Viti i kaluar u karakterizuar nga papunësia, vjedhja e votave, rrjedhja e trurit, krimi, dhe ndaj unë i besoj programit të PD-së për të përmirësuar ekonominë. Për më tepër unë shoh ekipin përfaqësues të grave dhe të të rinjve. PD-së i duhet shumica parlamentare për të pasur sukses”, u shpreh Tusk në një bisedë online me kryetarin e PD-së Basha dhe përfaqësues të PD-së, të mërkurën.
Ai i bëri thirrje qeverisë të “garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos përdorë presionin dhe blerjen e votës”. “Njerëzit duhet ta kuptojnë se nëse duan ndryshimin duhet të votojnë ndryshimin”, shtoi Tusk.
Ndërsa, Basha e falenderoi Donald Tusk për ndaj PD-së. Ai premtoi se “në 100 ditët e para të qeverisë do të hapim negociatat për anëtarësim të plotë në BE”. “Kjo nuk do të jetë e lehtë por me mbështetjen e familjes tonë, do ta arrijmë”, u shpreh Basha.
PD është anëtare e grupit të Partive Popullore Evropiane