Presidenti i PSG nën akuzë për korrupsion

Nga Exit News
Presidenti i PSG nën akuzë për korrupsion

Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës ka ngritur akuza për korrupsion ndaj Presidentit të klubit francez Paris St-Germain (PSG) Nasser Al-Khelaifi.

Prokuroria deklaroi të enjten se kishte ngritur akuza kundër ish-Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, Al-Khelaifit dhe një biznesmeni të tretë mbi të drejtat e transmetimit të Kupës së Botës dhe Kupës së Konfederatave për periudhën 2018-2030.

Al-Khelaifi akuzohet se shfrytëzoi lidhjet me ish-zyrtarin e FIFA-s, për të paracaktuar të drejtat e transmetimit.

Nga ana tjetër, ish-zyrtari i FIFA-s, akuzohet se ka marrë dhurata si formë ryshfeti, ka shfrytëzuar detyrën, keqmenaxhuar postin dhe ka falsifikuar dokumente.

Valcke ka pranuar se ka pasur përfitime në këmbim të mundësimit të të drejtave për media në Itali dhe Greqi në periudhën 2013-2015. Ai thuhet se ka përfituar rreth 1,25 milionë euro prej Al-Khelaifit dhe një biznesmeni tjetër si dhe qëndrim falas në një vilë në Sardenjë, vilë të cilën e zotëron Presidenti i PSG-së.

Po kështu Valcke ka pranuar se ka marrë dhuratë një orë të shtrenjtë.

Krahas detyrës si President, Al-Khelaifi është gjithashtu kryetar i grupit mediatik BeIN Sports, që transmeton gjerësisht sport në Lindjen e Mesme, Azi dhe Evropë. Këtë vit ai iu bashkua komitetit ekzekutiv të UEFA pasi u zgjodh nga Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) për të qenë një nga dy delegatët e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>