Presidenti i SHBA-ve Donald Trump përgëzoi Presidentin e Serbisë Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti për firmosjen e dokumentave për normalizimin e marrëdhënieve në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.
“U desh shumë guxim nga Presidenti i Serbisë Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Hoti për të hyrë në këto bisedime dhe të vijnë në Uashington për të përfunduar këtp angazhime. Duke bërë kështu, ata i bënë vendet e tyre, Ballkanin, një botë më të sigurtë”, shkroi Presidenti Trump në një postim në Instagram.
Vuçiç dhe Hoti firmosën dy dokumente të ndryshme mbi normalizimin e marrëdhënieve në 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa presidenti Trump firmosi një letër ku angazhohet të ndihmojë me investime të dy vendet.
Vuçiç dhe Hoti ranë dakord që të hapnin përfaqësi diplomatike në Jeruzalem, Izrael.