Presidenti i zgjedhur Biden vaksinohet të hënën kundër koronavirusit

Nga Exit News
Presidenti i zgjedhur Biden vaksinohet të hënën kundër koronavirusit

Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të vaksinohet kundër koronavirusit të hënën, njofton Shtëpia e Bardhë.

Vaksinimi i tij do të transmetohet drejtpërdrejtë.

Zëvendës presidentja e zgjedhur Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj Doug Emhoff do të vaksinohen javën e ardhshme për të shmangur një situatë në të cilën të gjithë udhëheqësit e administratës së ardhshme përjetojnë efekte anësore në të njëjtën kohë.

Zëvendës presidenti i SHBA-ve, Mike Pence u vaksinua të premten kundër Covid-19.

Vaksinimi i tij u transmetua drejtpërdrejtë në televizion.

Gjithashtu sëbashku me Pence u vaksinua dhe bashkëshortja e tij Karen dhe mjeku Jerome Adams.

Pence poho se vaksina është “e sigurt dhe efektive” dhe se shpejtësia me të cilën është zhvilluar është “mrekulli mjekësore”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>