Presidenti Milo Gjukanoviq ka thirrus malazezët në protestë kundër partive proruse që duan të formojnë qeverinë.
Në sheshin kryesor të Podgoricës u mblodhën protestues nga i gjithë Mali i Zi, nën slloganin për mbrojtjen e Malit të Zi si shtet të pavarur.
Protesta u organizua përmes platformave zyrtare të Partisë Demokratike e Socialistëve. Por, zëdhënësi i kësaj partie, Millosh Nikoliq mohoi përfshirjen e partisë në organizimin e protestës.
Zgjedhjet e mbajtuar më 31 gusht u fituan nga koalicioni opozitar “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb.
Nga 81 vende, Milo Gjukanoviq fitoi 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë, ndërsa tre parti të opozitës fituan 41 vende.
Kjo është protesta e dytë që po organizohet në Podgoricë, që pas zgjedhjeve parlamentare.