Presidenti Meta dekreton marrëveshjen e 5 qershorit

Nga Exit News
Presidenti Meta dekreton marrëveshjen e 5 qershorit

Presidenti Meta ka dekretuar sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dakortësuara në Këshillin Politik me 5 qershor.

Meta argumenton se ndryshimet “janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurtë të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend.”

Më tej Presidenti Meta i  bëri thirrje palëve të vazhdojnë dialogun si e vetmja mënyrë për tu afruar më BE-në si dhe theksoi se çdo ndryshim i mëtejshëm duhet të marrë dakortësinë unanime të Këshillit Politik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>