Presidenti Meta: Gati të dorëzoj mandatin për të ndaluar kthimin e Shqipërisë 30 vite pas

Presidenti Meta: Gati të dorëzoj mandatin për të ndaluar kthimin e Shqipërisë 30 vite pas

Presidenti Meta komentoi sot krizën politike në vend që nga shaktërrimi i Gjykatës Kushtetuese deri tek lënia e mandateve nga opozita dhe rreziku i instalimit të një junte në Shqipëri.

Gjatë një vizite në Pogradec, Ilir Meta shprehu gatishmërinë për të lënë mandatin e tij si President, në rast se gjehet një zgjidhje për krizën politike:

“Jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet: që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.”

Sipas Metës, “kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re” dhe se vazhdimisht janë minuar iniciativat për të mos e lënë krizën kushtetuese të shkallëzohet:

“Jo vetëm prej kohësh nuk kemi gjykatë Kushtetuese dhe i gjithë sistemi gjyqësor është i paralizuar, por dhe janë minuar përpjekjet dhe inciativat, interesimi i veçantë i presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar.”

Meta tha se lënia e mandateve nga deputetët e PD dhe LSI ka thelluar më tej krizën:

“Tani kriza është thelluar më tej pas një veprimi të paprecedentë të opozitës shqiptare i cili është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana ime që ka thelluar serioizisht krizën e përfaqësimit të kuvendit të Shqipërisë si institucioni kryesor përfaqësues i Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë.”

Ndër të tjera, Zoti Meta tha se parlamenti ka 82 deputetë të ligjshëm, ndërsa deputetët e rinj të opozitës që kanë pranuar mandatet nuk përfaqësojnë qytetarët:

“Sot Kuvendi i Shqipërisë, ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse. Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm thellon krizën e përfaqësimit por dhe është i konstestueshëm, në të gjitha planet: Si në atë ligjor, politik, moral e kushtetutes.

Sot në Shqipëri, mund të gjenden të paktën mbi 1 milion shqiptarë Pro-Europianë, që kanë moshën dhe mund të plotësojnë formularin e deklriminalizimit, të cilët “mund të ndihmojnë” në miratimin e ligjeve, apo reformave të ndryshme.
Por, kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet, as me dhunë, as me metoda policore, dhe as me mjete financiare, por vetëm me dialog politik, për të rivendosur legjitimetin e përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>