Presidenti Meta: I gatshëm të bisedoj me partitë për datën e zgjedhjeve

Presidenti Meta: I gatshëm të bisedoj me partitë për datën e zgjedhjeve

Presidenti Meta u shpreh sot i gatshëm të ulet në bisedime me Kryeministrin Rama dhe opozitën për të negociuar datën 13 tetor për zgjedhjet e ardhshme.

Si përgjigje ndaj Ramës që dje deklaroi se 13 tetori është një e dielë e zakonshme, Presidenti Meta deklaroi:

“Jam fleksibël ta rishikoj 13 tetorin. Për mua ka rëndësi 17-18 tetori. Atë nuk kam mundësi ta shtyj.”

Duke folur për gazetarët, presidenti deklaroi se më datë 17-18 tetor Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë vendimin për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë, ndaj është e rëndësishme që deri atëherë të jenë zhvilluar zgjedhje me standarde europiane:

“Nuk çelen negociatat me qoka ndërkombëtare, por vetem me standarde.”

Meta përsëriti ftesën për dialog ndaj partive politike:

“Nëse duan zgjidhje janë të mirëpritur në presidencë. Në cdo moment i pres me shpresë për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme sepse përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet.”

Në fund të deklaratës Meta përsëriti qëndrimin e tij se më 30 qershor ‘nuk ka pasur zgjedhje ligjore dhe kushtetuese’, ndaj duhet vendosur sa më parë për një datë të re.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>