Presidenti Meta: Partitë politike të vendosin datën e re të zgjedhjeve

Presidenti Meta: Partitë politike të vendosin datën e re të zgjedhjeve

Presidenti Meta dha sot arsyet kushtetuese dhe ligjore për anulimin e datës 30 qershor si data për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Në një konferencë me gazetarët, Zoti Meta nuk njoftoi një datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve, por ftoi partitë politike të bisedojnë për të zgjidhur krizën dhe gjetur një datë të re.

Zoti Meta u shpreh se sipas Kushtetutës i takon atij të vendosë datën e zgjedhjeve, dhe po ashtu është ai që përfaqëson unitetin e popullit, por në situatën e krizës aktuale nuk mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve që mund të shndërroheshin në një betejë force mes mbështetësve të dy palëve, apo një betejë mes qytetarëve dhe forcave të zbatimit të ligjit.

“Zhvillimi i zgjedhjeve pa garë dhe pa opozitën do të shënonte ngrirjen e procesit të integrimit të vendit në BE dhe do të minonte cdo mundësi për celjen e negociatave  si dhe do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s”, u shpreh presidenti.

Zoti Meta po ashtu sqaroi se mbajtja e zgjedhjeve një partiake do të cënonin pluralizmin:

“Zhvillimi i zgjedhjeve pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës cënon disa parime kushtetuese. Ky proces zgjedhor është fiktiv dhe është farsë dhe standardet jo vetëm që nuk përmbushen por shkelen.

Do të ishte e pamoralshme që si vend që pritet të kryesojë OSBE-në t’i paraprijë me shembullin  më të keq të cënimit pluralizimit dhe zgjedhjeve farsë. Edhe për këtë shkak presidenti vendosi shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.”

The post Presidenti Meta: Partitë politike të vendosin datën e re të zgjedhjeve appeared first on

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>