Presidenti Meta kërkon pezullimin e mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani

Nga Exit News
Presidenti Meta kërkon pezullimin e mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani

Presidenti Ilir Meta i kërkoi Këshilli të Lartë Gjyqësor (KLGJ) të ndërpresë mandatin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvoranit, pasi ndaj tij është ngritur një kallëzim penal.

Presidenti Meta kallëzoi Dvoranin në shkurt të këtij viti, pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Gjyqtari Ardian Dvorani, njëherësh dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, u akuzua nga Presidenti Meta për veprimtarinë kriminale dhe shkeljet e kushtetutës në procesin e miratimit të ndryshimeve ligjore për betimin e gjyqtarëve të GJK.

Ligji për Statusin e Magjistrantit, përcakton se KLGJ-ja vendos pezullimin e magjistrantit në dy raste:

  • Shkelja është shumë e rëndë
  • Pavarësisht se shkelja nuk është shumë e rëndë, rëndësia e saj dhe dëmi në imazhin e magjistrantit kërkon që ai të pezullohet

Në një artikull të mëparshëm, Exit argumentoi se mandati i Dvoranit është i paligjshëm, pasi ai e mban atë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>