Presidenti Meta kërkon dorëheqjen e ministres Gjonaj: Pjesë e grushtit të shtetit

Nga Exit News
Presidenti Meta kërkon dorëheqjen e ministres Gjonaj: Pjesë e grushtit të shtetit

Presidenti Ilir Meta kërkoi sot dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për shkak të përfshirjes së saj në kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga qeveria.

Në një deklaratë për shtyp, presidenti tha se do të do të dorëzojë në SPAK kallëzimin për Gjonajn:

“Në këtë tentativë flagrante për grusht shteti bazuar mbi provat e bërë publike ditën e djeshme që do t’i dorëzohen SPAK, rezulton të jetë përfshirë drejtpërdrejt ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, por edhe funksionarë të lartë të këtij institucioni në varësi të saj për llogari të skenarit mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese duke përvetësuar  në mënyrë mafioze një kompetenca që Kushtetua ia jep Presidentit.

E ka humbur besimin e Presidentit, dhe do të mirëprisja dorëheqjen e saj dhe përballjen me drejtësisë si ish-ministre.”

Presidenti Meta paralajmëroi qeverinë se shkelja e Kushtetutës dhe kapja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe që nuk duhet kaluar:

“Të mos e ngacmojnë Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese, sepse mbi këto është populli. I kam paralajmëruar prej tre vitesh. Gjykata Kushtetuese është vijë e kuqe, dhe vijë e kuqe flakë.”

Exit News ka sqaruar këtu të gjithë nismat e qeverisë Rama që Meta i quan grusht shteti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>