Presidenti Meta kërkon të merren masa parandaluese ndaj krimeve

Nga Exit News
Presidenti Meta kërkon të merren masa parandaluese ndaj krimeve

Presidenti Ilir Meta reagoi të mërkurën në lidhje me atë që e quajti “revanshi i krimit”, referuar vrasjeve të ditëve të fundit në vend.

Përmes një statusi në rrjetin Facebook, ai kërkoi që autoritetet e rendit të marrin “masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese”.

“Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor.” shtoi Meta.

Dy persona u vranë ditët e fundit, në Elbasan dhe Vlorë, nga një atentat me armë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme