Presidenti Meta: Komisioni i Venecias nxorri në pah shkeljet Ardian Dvoranit

Nga Exit News
Presidenti Meta: Komisioni i Venecias nxorri në pah shkeljet Ardian Dvoranit

Presidenti Ilir Meta deklaroi se opinioni i Venecias në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese konfirmoi se shkak i përplasjes President-Këshill i Emërimeve në Drejtësi (KED) ishin veprimet antiligjore të ish-kreut të KED, Ardian Dvorani dhe mënyrës së dërgimit të listave.

Në një konferencë për shtyp, Presidenti Meta u shpreh se se KED ka vepruar në mënyrë jo transparente dhe se veprimet e presidentit jo vetëm që ishin në përputhje me ligjin por kanë ruajtur të gjithë procesin.

“Komisioni i Venecias, konfirmoi se shkak i përplasjes ishin veprimet antiligjore të ish-kreut të KED dhe mënyrës së dërgimit të listave. Opinioni qartë se përgjegjësia individuale është e provuar sepse nuk e diskutoi në mbledhje më anëtarët e tjerë të KED, sic e kërkon ligji.

Çështja e dytë, Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka vepruar në mënyrë jo transparente.

Çështja e tretë, Komisioni i Venecias në pikat 96 dhe 98 konfirmoi se veprimet e presidentit jo vetëm që ishin në përputhje me ligjin por kanë ruajtur të gjithë procesin.”

Meta gjithashtu u shpreh se Komisioni i Venecias e konsideroi të paligjshëm, nismën e qeverisë për të hequr betimin te Presidenti të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Çështja e katërt, në lidhje me ligjin antikushtuesin për betimin e gjyqtarëve, Venecia konfirmoi se betimi bëhet vetëm para Presidentit të Republikës, madje është parakusht për nisjen e punës së tij”

Deklaratat e Presidentit Meta erdhën pas publikimit të opinionit ligjor të Komsionit të Venecias, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>