“Kryetari i KLSH duhet të garantojë pavarësinë e këtij institucioni, kjo garantohet nga mazhoranca aktuale apo pas zgjedhjeve të ardhshme në rast se ndryshojnë raportet dhe kjo çështje është e pazgjidhur përsëri është detyra e presidentit që vazhdon të jetë i njëjti që të garantojë propozimin e kreut të KLSH, të jetë i pavarur nga një mazhorancë e ndryshme nga e sotmja.”
Kështu u shpreh Presidenti Meta gjatë një konference për shtyp të premten.
Ai theksoi se do të respektoj kushtetutën dhe çdo ligj që del në respekt të kushtetutës dhe jo ligje që shpiken mbi Kushtetutën. Meta tha se përzgjedhja e kandidatit për kreun e KLSH-së është bërë në baza profesionale dhe jo partiake.
Shumica socialiste propozoi së fundmi se në rast mbarimit të mandatit të Kryetarit të Kontrollit të lartë të Shtetit, ky i fundit të mos qëndrojë më në detyrë, por vendin e tij ta marrë zëvendëskryetari i emëruar nga Kuvendi. Ky propozim erdhi pas përplasjeve Kuvend-President.