Presidenti Meta kthen për rishqyrtim ligjin e tregjeve të kapitalit

Nga Exit News
Presidenti Meta kthen për rishqyrtim ligjin e tregjeve të kapitalit

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin “Për Tregjet e Kapitalit” me argumentin se nuk janë krijuar kushtet që ky treg të jetë i suksësshëm në Shqipëri.

Presidenti Meta argumentoi se për të patur një treg të suksesshëm kapitalesh duhet të plotësohen disa parakushte për të arritur standartet e qeverisjes së mirë të korporatave.

“Nëse nuk merren masa rregullatore për të adresuar këto problematika, me miratimin e këtij ligji dhe nisjen nga zbatimi të tij, Shqipëria do të përballet me riskun që bursa të jetë spekulative dhe si rrjedhim, jo funksionale. Kjo do të krijonte premisën e rritjes së nivelit të pasigurisë së produkteve financiare apo dhe vet stabilitetin ekonomiko-financiar të vendit”

Meta thekson se miratimi në këtë kohë i ligjit do të bënte që vendi të përballej me rrezikun që bursa të jetë jo funksionale dhe të cenohet aksesi i operatorëve në këtë treg, duke mos ofruar garancitë e nevojshme ligjore.

Presidenti Meta përfundoi arsyetimin e tij, duke ngritur shqetësimin se ka “evidentuar një cilësi të dobët të procesit ligjbërës prej deputetëve, sidomos referuar harmonizimit të projektligjeve që shqyrtohen dhe miratohen me normat ekzistuese në fuqi në Republikën e Shqipërisë, e veçanërisht me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>