Presidenti Meta kujton 100-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve

Nga Exit News
Presidenti Meta kujton 100-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 100 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në lidhjen e Kombeve.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se ky akt garantoi sovranitetin e vendit dhe kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve.

Si sot, 100 vjet më parë, Shqipëria pranohet anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve. Ky akt unik në historinë e kombit tonë, sanksionoi shtetin shqiptar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, por mbi të gjitha përforcoi sovranitetin, rikonfirmoi pavarësinë dhe vendosi garanci për kufijtë e caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913.”

Meta shprehu mirënjohje për presidentin e atëhershëm të SHBA-ve, Woodrow Wilson për kontributin e tij në krijimin e Lidhjes së Kombeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>