Presidenti Ilir Meta vizitoi sot Frashërin. Ai kujtoi vëllëzërit Frashëri të cilët kanë dhënë një kontribut tepër të çmuar për kombin shqiptar.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan:
”Është një lumturi e veçantë të jem sot në Frashër, në këtë vend të shenjtë për kombin shqiptar, në djepin që përkundi me dije dhe atdhedashuri simbolet e përkryera të Rilindjes tonë Kombëtare, Frashërllinjtë e mëdhenj, Abdyl, Naim e Sami.
Frashëri vezullon dritë kombëtare patriotike dhe qytetare në çdo kohë”