Presidenti Meta nis bisedimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidenti Meta nis bisedimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të nisë bisedimet më përfaqësuesit e partive politike për vendosjen e datës së re të zgjedhjeve vendore. Presidenca njoftoi se në orën 19:00, Presidenti Meta do të takohet me kryetarët e partive të opozitës.

Dje, Presidenti Meta i bëri thirrje partive politike të nisin sa më parë bisedimet për të zgjidhur krizën dhe për të gjetur dakordësinë për datën e re të zgjedhjeve.

 “Presidenti i bën thirrje palëve që ta lexojnë me seriozitet kushtetutën, ta shfrytëzojnë këtë hapësirë kohore për zgjidhjen e krizës dhe dakordësimin e një date të për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, në përputhje me Kushtetutën”, u shpreh Meta.

Presidenti miratoi më 8 qershor dekretin për anullimin e zgjedhjeve. Ky vendim nuk u pranua nga Partia Socialiste, e cila e quajti dekretin antikushtetues dhe njoftoi se do të nisë ditën e enjte procedurat për shkarkimin e presidentit.

Ndërkohë, Kuvendi miratoi dje rezolutën e nisur nga Partia Socialiste për shqyrtimin e  vlefshmeërisë së dekretit të Presidentit Meta në seancën plenare, të ditës së enjte.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>