Presidenti Ilir Meta nuk do të kthejë për rishqyrtim në Kuvend amendamentet Kushtetuese të miratuara nga mazhoranca dhe opozita parlamentare, pasi Kushtetuta nuk ja jep këtë të drejtë.
Në nenin 177, pika 6 të Kushtetutës së Republikës parashikohet se “Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”.
Presidenti Meta i ka kundërshtuar ndryshimet e miratuara si shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit.