Presidenti Meta deklaroi se nuk do të lejojë asnjë presion në lidhje me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në një komunikim për gazetarët, Meta u shpreh se i ka kërkuar kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj të mos i bindet asnjë urdhëri që do të sjellë uzurpimin e kërtij institucioni.
“Në 26 maj jam njohur dhe me letrën që kreu i Kuvendit më dërgonte për një kandidaturë të re për KLSH. Me një institucion kaq të rëndësishëm nuk do të lejoj të bëhet presion siç ndodhi. I kam kërkuar dhe kreut të KLSH të mos i bindet asnjë akti apo urdhri që mund të sjellë uzurpimin e këtij institucioni kushtetues. Ftoj Kuvendin të vlerësojë kandidaturën e propozuar nga ana ime”
Të enjten, Presidenti Meta, propozoi për herë të katërt emërimin e Arben Shehut në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Propozimi vjen pas përplasjes me Kuvendit dhe Presidencës për mos respektim të afateve kushtetuese për kreun e KLSH-së.
KLSH ka prej dhjetorit të 2018-ës që nuk ka kryetar, kur i mbaroi mandati Bujar Leskajt.
Deri tani Kuvendi ka refuzuar tre kandidatë të ndryshëm të paraqitur nga Presidenti Meta.