Qëndrimi i gjyqtarit Ardian Dvorani cenon procesin e rregullt ligjor në Gjykatën e Lartë.
Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta.
Në deklaratën e për shtyp ditën e sotme, Presidenti Meta pohoi:
“A e dini ju që çdo palë humbëse në një gjyq, ku pjesë është Dvorani mund të shkojë në Gjykatë Kushtetuese e në Strasburg dhe ta fitojë çështjen? Si mundet ky njeri të qendrojë në krye të KED-it?”
Presidenti Meta tha se largimi i Dvoranit nuk bllokon veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi vendin e tij e zë zëvendëskryetari.