Presidenti Meta: Rama gënjen, platforma është dërguar më 8 prill

Nga Exit News
Presidenti Meta: Rama gënjen, platforma është dërguar më 8 prill

Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT.Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt.

Kështu deklaroi Presidenti Meta, si kundërpërgjigje pas deklaratës së Ramës, i cili mohoi të kishte marrë ndonjë platformë nga Meta.

Në një postim në Twitter, Rama pohoi se Presidenti Meta nuk i ka dorëzuar asnjë platformë, por është i gatshëm të ulet në çdo tryezë.

Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti Meta tha se i ka dërguar platformën e tij me 14 pika që më 8 prill kryeministrit Rama, por se nuk ka marrë një përgjigje prej tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>