
Presidenti Meta shoi zërat për largimin e tij nga Presidenca. Përmes një postimi në Facebook, Presidenti tha se deri më 22 korrik 2022 do të jetë Presidenti i vendit:
“Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022! Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere”.
Presidenti do të vazhdojë protestat në të gjithë vendin:
“Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion”.