Presidenti Meta: Të ndëshkohen maksimalisht të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve

Nga Exit News
Presidenti Meta: Të ndëshkohen maksimalisht të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar ndëshkimin e të gjithë personave të përfshirë ne vjedhjen e votave gjatë zgjedhjeve të 2017.

Në një reagim në Facebook, pas njoftimit të SPAK për arrestimin e komisionerëve, Meta u shpreh:

“Koha për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave!

Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve!

Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore!”

Gjykata e Posaçme kundër Krimit lëshoi sot  22 urdhër-arreste për komisionerë në zgjedhjet e përgjithshme Durrës në vitin 2017, pjesë e dosjes 339, të cilët akuzohen se kanë lejuar votimin nga të njëjtët persona, më shumë se një herë, në emër të personave të tjerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>