Presidenti Meta thirrje emigrantëve shqiptarë të shmangin lëvizjet

Nga Exit News
Presidenti Meta thirrje emigrantëve shqiptarë të shmangin lëvizjet

Presidenti Meta i bëri thirrje, të gjithë emigrantëve shqiptarë të shmagnin lëvizjet në këtë përiudhë drejt Shqipërisë. Ai deklaroi se qeveria duhet t’i karantinojë dhe të bëjë testime, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në një deklaratë për mediat, Meta pohoi:

“Do bëj çdo përpjekje për të garantuar të drejtat e tyre kushtetuese por duke pasur në konsideratë dhe mbrojtjen e tyre dhe qytetarëve tanë, të zbatohet masa e karantimit dhe bërjes së testeve aty ku ka dyshime. Të gjithë ata që kanë mundësi apo nuk kanë domosdmoshmëri për të ardhur në vend të evitojnë sa të jetë e mundur lëvizjet në këtë periudhë.”

Dhjetra emigrantë kanë që më 3 prill të bllokuar në zonën neutrale të doganës së Kapshticës.

Në lidhje masat e marra nga qeveria, Meta deklaroi se “qeveria ka bërë dhe po bën përpjekjet e saj, por shtoi se “është e rëndësishme të ketë një frymë më të madhe bashkëpunimi midis autoriteteve qëndrore dhe autoriteteve vendore si dhe gjithë autoriteteve dhe qytetarëve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>