Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje opozitës të jetë e qartë me kërkesat e saj në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe të mos bien pre e provokimeve.
Në një bashkëbisedim për gazetarët, Meta u shpreh:
“Besoj se mesazhet kanë qenë të qartë. Mesazhi im për opozitën që kur u prish Teatri ka qenë të mos bien pre e provokimeve. U kam thënë të mos paraqesin një listë dëshirash, por t’i qëndrojnë korrektë kërkesave të qarta.”
Më herët, Presidenti Meta pohoi se Reforma duhet mbyllur brenda datës 8 qershor, në mënyrë që të merret një raport pozitiv nga BE.