Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë përdorimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste për qëllime elektorale.
“Ështe një përdorim i poshtër për të vendosur në dispozicion të një force politike, që ka kapur shtetin, që nuk pranon të lërë pushtetin dhe përdor këto forma. Ajo i bënë presion qytetarëve shqiptarë për ti frikësuar ata.”, u shpreh Meta për mediat, të hënën.
Ai e quajti kryeministrin Edi Rama të çmendur.
“Zotëria të jetë i sigurtë se Vlora i ka bëre dhomën gati. Ka personel për të trajtuar persona me çrregullime mendore”
Meta gjithashtu akuzoi Ramën se po përpiqet të grabisë pronat në Vlorë njësoj si në Astir.
“Atë banditin e Astirit që e kanë cuar të vjedhin pronat. Ata nuk shkojnë dot në spitalin psikiatrik. Vlora është qendra e gravitetit ndaj zemërimit ndaj pushtuesve.”