
Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Duke i bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat për mbrojtjen nga koronavirusi, Meta ka bërë thirrje për mirekuptim dhe solidaritet.
“Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”, shkruan Meta në një shënim në Facebook.