Presidenti Ilir Meta ka vizituar disa qytete ditën e dielë, nga ku ka parë vijimësinë e procesit zgjedhor.
Nga Elbasani, Meta i bri thirrje prokurorisë të garantojë procesin zgjedhor dhe të parandalojnë çdo krim zgjedhor.
“Prokurorët duhet të parandalojnë çdo krim zgjedhor sado i vogël që është ai. Asnjë s’do të votojë dy herë, vota jona sot do të jetë e barabartë.”
Nga vizita në Shijak, Meta ftoi qytetarët të votojnë mënyrë të qetë.
“Ftoj qytetarët e Shijakut te Gjepalajt, Ardhishtës, të ruajnë me qetësi, në mënyrë demokratike, me mirëkuptim, sic e ka në natyrë populli i Shijakun, t’ja zbardhë faqen shijakun e gjithë Shqipërisë para Europës.”
Meta vizitoi Vorën ku u shpreh:
“Ka një moment që ardhja ose zotimi në krahasim me 2017 ka njohur një ngritje. Duhen patjetër ngritjet duhet të votojnë të gjithë të lirë sipas bindjes së tyre, shumë mirë, për cdo gjë më thoni”