
Presidenti Meta dekretoi sot 13 tetorin 2019 si datën e re për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Në një konference për gazetarët, Meta sqaroi se garantimi i sigurisë kombëtare dhe sigurimi i rrugës drejt integrimit europian janë dy arsyet kryesore për vendosjen e datës së re të zgjedhjeve.
Sipas Presidentit Meta dita 13 tetor është “dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje të përgjithshme vendore gjithë përfshirëse [..] sipas të gjitha afateve ligjore dhe proceduriale [..] të procesit zgjedhor. Ai shtoi se vendosja e datës së re është “një mesazh pozitiv për një vendim pozitiv nga Këshilli i vendeve të BE.”
Ndërkohë Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë duke mos pranuar dekretin e ri të presidentit. Në një postim në Twitter Rama u shpreh:
“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni! Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum. Dhe quod nullum est nullum producit effectum???? 30 qershori eshte e vetmja date zgjedhjesh.”