Presidenti Nishani, Fatmir Xhafaj do të jetë Ministër i Brendshëm

Presidenti Nishani, Fatmir Xhafaj do të jetë Ministër i Brendshëm

Presidenti Bujar Nishani do të dekretojë propozimin e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm. Ai u shpreh se Kushtetuta nuk i jep të drejtë Presidenti të refuzojë një ministër.

Në vlerësimin tim kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme. Por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një ministër. Në rast se Kushtetuta e vendit do t’ia njihte të drejtën Presidentit, unë do ta refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm.

“Në kushtet që Kushtetuta nuk ia njeh këtë drejtë Presidentit, unë besoj dhe shpresoj që ai institucion që Kushtetuta ia njeh këtë të drejtë për të vlerësuar kandidaturat për ministër që është Parlamenti i Shqipërisë, do të gjykojë dhe vlerësojë të gjitha rrethanat, situatën politike dhe specifikën që ka jeta shoqërore, publike e politike e vendit, që janë zgjedhjet e ardhshme politike” — shtoi Zoti Nishani.

Presidenti i kërkoi Kuvendit të nisë një hetim parlamentarë për akuzat e publike në drejtim të Zotit Xhafaj.

“Në rastin konkret do të ishte i nevojshëm një hetim parlamentar. Ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në hartimin e reformës në drejtësi dhe ky hetim, apo investigim parlamentar në rastin konkret do të ishte mjaft e udhës që të qartësonte gjërat që të mos linte akuza të padrejta në drejtim të individit.” — tha Presidenti Nishani.

Presidenti shtoi se “gjatë viteve të fundit është konstatuar një politizim i skajshëm i Policisë së Shtetit”.

Ai foli për shqetësimin e partnerëve ndërkombëtarë për trafikun e drogës dhe lidhjet e  politikës me krimin, si dhe rolin e rëndësishëm që ka Ministria e Brendshme në organizimin e zgjedhjeve.

Tashmë është adresuar shqetësimi i madh i partnerëve ndërkombëtarë në përmasa shumë shqetësuese që ka marrë trafiku i kanabisi. Gjithë kjo situatë kërkon vëmendje të madhe tek Ministria e Brendshme, sepse ajo ka një rol parësor në menaxhimin e procesit zgjedhor.

Gjithashtu, Presidenti shprehu vullnetin për një mandatë të dytë nëse do të gjente mbështetje nga deputetët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>