
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të hartojë sa më parë një plan konkret për të rimëkëmbur ekonominë pas goditjes së fortë nga Covid-19.
Pas parashikimit shqetësues të BERZH-it se ekonomia shqiptare do të ulet me 9 për qind gjatë vitit 2020, Meta shkroi në Facebook, se ky parashikim tregon krizën e thellë strukturore të ekonomisë sonë.
Presidenti theksoi se ekonomia shqiptare duhet të diversifikohet për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Disa prej propozimeve konkrete të presidentit për rimëkëmbjen ekonomike janë:
- Rritja e prodhimit të energjisë,
- Rritur e prodhimit industrial, bujqësor dhe agro-industrial,
- Rritja e vlerave të burimeve minerale dhe natyrore nëpërmjet përpunimit të tyre,
- Zgjerimi i kapaciteteve portuale dhe i rrjetit të transportit,
- Fuqizimi i turizmit në mënyrë afatgjatë dhe me vizion.