Presidenti: Pandemia nxorri në pah krizën e thellë të ekonomisë, nevojitet një plan konkret

Nga Exit News
Presidenti: Pandemia nxorri në pah krizën e thellë të ekonomisë, nevojitet një plan konkret

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të hartojë sa më parë një plan konkret për të rimëkëmbur ekonominë pas goditjes së fortë nga Covid-19.

Pas parashikimit shqetësues të BERZH-it se ekonomia shqiptare do të ulet me 9 për qind gjatë vitit 2020, Meta shkroi në Facebook, se ky parashikim tregon krizën e thellë strukturore të ekonomisë sonë.

Presidenti theksoi se ekonomia shqiptare duhet të diversifikohet për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Disa prej propozimeve konkrete të presidentit për rimëkëmbjen ekonomike janë:

  • Rritja e prodhimit të energjisë,
  • Rritur e prodhimit industrial, bujqësor dhe agro-industrial,
  • Rritja e vlerave të burimeve minerale dhe natyrore nëpërmjet përpunimit të tyre,
  • Zgjerimi i kapaciteteve portuale dhe i rrjetit të transportit,
  • Fuqizimi i turizmit në mënyrë afatgjatë dhe me vizion.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>