Presidenti thërret protestë më 8 dhjetor: Pikënisje për dialog me Shqipërinë

Nga Stafi i Exit
Presidenti thërret protestë më 8 dhjetor: Pikënisje për dialog me Shqipërinë

Më 8 dhjetor Presidenti Ilir Meta do të organizojë protestë, të cilën ai e cilëson “tubimi që synon nisjen e dialogut me Shqipërinë”.

Protestën e njoftoi Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi. Përmes një postimi në Facebook ai tha:

“Në 8 dhjetor 2019, në ditën e rinisë, Presidenti Meta organizon në Sheshin Demokracia, Qyteti Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Stutendore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë”.

Ditët e fundit Presidenti Meta ka shprehur qëndrimin se situata politike në vend vjen si pasojë e ndryshimeve të shpeshta të Kushtetutës nga ana e politikës. Propozimet e fundit për ndryshime kushtetuese vijnë nga Kryeministri Rama me projekt-ligjin e tij për paketën “KÇK”. Por Presidenti ka bërë propozim që Kushtetuta t’i kalohet për votim qytetarëve përmes një referendumi.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme