Presidenti Trump del nga spitali

Nga Exit News
Presidenti Trump del nga spitali

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump lajmëroi se do të dalë nga spitali të hënën pasdite.

“Unë do të dal nga Qendra Mjekësore Walter Reed, të hënën, në 6:30 pasdite (ora e SHBA). Ndihem vërtet mirë! Mos kini frikë nga Covid. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, Administrata Trump, disa ilaçe.Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!”, shkroi presidenti amerikan në Twitter.

Ai u shtrua në spital të dielën pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Ai dhe Zonja e Parë Melanie Trump u infektuan nga ndihmësja e ngushtë e Presidentit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>