Presidenti Erdogan mbështet deklaratën e përfaqësuesit fetar se homoseksualiteti shkakton sëmundje

Nga Exit News
Presidenti Erdogan mbështet deklaratën e përfaqësuesit fetar se homoseksualiteti shkakton sëmundje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të hënën mbështeti deklaratën e një përfaqësuesi të lartë fetar i cili pohoi se homoseksualiteti shkakton sëmundje dhe dënohet në fenë islame.

Ali Erbas, kryetari i një komuniteti të financuar nga shteti i quajtur Diyanet, i cili drejton xhamitë dhe emëron imamët, pohoi gjatë predikimit të tij të përjavshëm se homoseksualizmi shkaktoi HIV/AIDS.

Shoqata e avokatëve në Ankara e akuzoi atë për nxitje të urrejtjes ndaj njerëzve homoseksual .

Por Erdogan i hodhi poshtë kritikat, duke pohuar se “një sulm kundër kryetarit të Diyanet është një sulm ndaj shtetit” dhe shtoi se: “Ajo që ai tha është plotësisht e drejtë”.

Megjithëse homoseksualitetu ka qënë i ligjshëm përgjatë historisë moderne të Turqisë, homoseksualët në Turqi vazhdimisht përballen me ngacmime dhe abuzime.

Vitet e fundit, organizimet e LGBT-së janë ndaluar duke përfshirë edhe paradën Pride, e cila është ndaluar prej pesë vitesh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>