
Presidenti ukrainas Zelensky ka biseduar në telefon me Kryeministrin Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, të premten.
Në një postim në Twitter, Zelensky i ka shprehur mirënjohjen Ramës për përpjekjen për të ndihmuar popullin ukrainas.
“Mirënjohës ndaj Edi Ramës që kupton se sa përpjekje dhe guxim i kushton popullit ukrainas rruga drejt lirisë. Ne gjithashtu ndjejmë keqardhje për mungesën e lëvizjes së ndërsjellë të palës së kundërt në këtë drejtim. Faleminderit OSBE për mbështetjen dhe shpresojmë për armëpushim në Donbas”, shkroi presidenti ukrainas.